SOT

Nëna në dasmën e Luljetës, që e trashëgoi emrin e së bijës dëshmore

Këto janë fotografi lufte të Luljeta Shalës, ushtare e UÇK-së, përkrah Mujë Krasniqit dhe të fejuarit Hysen Bujupaj, të tre të vrarë nga forcat serbe.

E kjo është dasma e Luljeta Krasniqit, 22 vjet më vonë.

Është emri që i bën bashkë të dy familjet Shala dhe Krasniqi.

22 vjet më parë, familja Krasniqi në periudhë lufte kishte strehuar ushtarë në shtëpinë e vet, mes tyre edhe ushtaren e UÇK-së, Luljeta Shala, e cila ra dëshmore.

Ishte kjo arsyeja pse vendosën që emrin e ushtares ta bartë vajza e tyre.

Me emocion për emisionin “Sot” flet Luljeta, e cila rrëfen ndjenjën e bartjes së këtij emri.

Emocionet nuk i fshihnin dot as prindërit.

Nëna e saj thotë se nuk e kishte menduar dy herë propozimin për t’ia përtërirë vajzës emrin e ushtares së UÇK-së.

Krejt rastësisht, pas 22 vjetësh ishin takuar anëtarët e të dy familjeve, të cilat i bën bashki emri i Luljetës.

Naza Shala është nëna e ushtares së UÇK-së e cila pranoi ftesën për dasmën e vajzës që mban emrin e së bijës.

Thotë se ngjan me Luljetën e saj.

E lumtur në ditën e martesës, Luljeta po e vazhdonte festën me njerëzit e saj të afërt, ashtu si e vlerëson edhe familjen Shala.