SOT

Artisti i ri që artin e zhvillon në rrugët e Ferizajt

Për çdo ditë zë vend skaj rrugës, ku vendos edhe pajisjet që i duhen për të nisur vizatimet.

Emrin e ka Duart dhe me duart e tij ai tash e 10 vjet është bërë i famshëm për punën që bën në Ferizaj.

20-vjeçari thotë se të punosh në hapësirë publike nuk është turp dhe se kënaqësi të madhe ndjen kur merr komente të mira.

Mjafton që ai të marrë në dorë një fotografi për ta kthyer pastaj në vizatim.

Në planet e tij ka hapjen e një organizate e cila do të promovonte punën e artistëve të rinj.

Në rrugë nuk vizaton vetëm për shkak të klientëve, por për shkak se kjo mënyrë e frymëzon më shumë.

Punën e të riut tashmë e kanë parë qytetarë të shumtë, e madje edhe porositë për vizatim janë, po ashtu, të larta.