SOT

Shpezë e pemëtari, kultivimet e fermerit nga Lipjani

Kësaj radhe do të sjellim fermën e fermerit nga Lipjani, Muharrem Smajli. 1100 gusat e 1000 zogjtë amrokë e përbëjnë fermën e tij të cilën po mendon edhe ta zgjerojë. Përfitimi nga këta shpezë është i madh andaj edhe i mban. Storia në vazhdim na informon më shumë se si përkujdeset e sa kërkon përkushtim kultivimi i tyre.

Të rreshtuara po e ndjekin pronarin.

1100 gusat e fermerit nga Lipjani, kanë tash e dy muaj që janë nën përkujdesjen e tij.

Ka disa arsye pse Muharrem Smajli i mban e ndër to rreshton zogjtë dhe dhjamin.

Edhe përfitimin e ka të madh nga to, meqenëse mishi e dhjami kanë vlera ushqyese, por edhe shëruese, e kjo i bën të jenë të kërkuara në treg.

E ndonëse përfitimi është më i lartë, përkujdesja për to kërkon përkushtim dhe kohë.

Gusat janë një lloj që përshtatet në çdolloj klime, mjafton të kenë ushqim dhe ujë. E vera është sezoni në të cilën ato janë më komode.

Ndërkaq vezët çelin gjatë tërë muajit e në sasi e kalojnë edhe 50-copëshin.

Përveç gusave, lloji i zogjve amrokë është i pranishëm në fermën e Smajlit.

Zogjtë dhe mishi i shëndetshëm janë arsyet pse fermeri e kultivon pikërisht këtë lloj.

E kur e krahason fitimin mes dy shpezëve, Smjali thotë se nga gusat ka më shumë të ardhura.

Përveq shpezëve pjesë e fermës janë edhe pemtë për të cilat ka të ndarë një pjesë të madhe të tokës së tij.

Ai rreshton disa prej tyre duke pohuar se janë bio e edhe për to e ndanë një pjesë të madhe të kohës së tij.

Smajli tregon se nuk ka marrë asnjë subvencion nga shteti dhe të gjitha shpenzimet i mbulon vetë, e as nuk tenton të kërkojë ndihma sepse sipas tij padrejtësitë janë të mëdha nga institucionet.

DEKLARATË

Për fermën e tij në fshatin Bregu i Zi, Smajli ka edhe plane të tjera. Nëse subvencionohet, ai pret të zgjerojë biznesin e tij, aty ku hapja e zogjve do të bëhet edhe me inkubator.