SOT

Nxënësja e shkollës profesionale që hapi biznes kuzhine

Qendra e Kompetencës është një nga shkollat që ofron të mësoni disa profesione, të cilat nuk janë të zakonshme nëpër shkollat e tjera.

Pjesë e profileve që i ofron kjo qendër është edhe Asistent i Sigurisë Ushqimore dhe Dietat, ku nga përfundimi me sukses i këtij profili, nxënësit arrijnë të licencohen dhe të ofrojnë shërbime që lidhen me titullin që ata kanë marrë.

Nxënësja e klasës 11-të, Dea Aliu thotë se që kur i është bashkuar kësaj shkolle edhe menyja brenda familjes ka ndryshuar dhe tashmë është më e shëndetshme.

Në profilin e sigurisë ushqimore dhe dietat, pjesë e mësimit është edhe matja e kilokalorive që dikur për nxënësen Elvira Jakaj nuk kishte qenë e rëndësishme.

Profesoresha e këtij profili, Mimozë Dragaçina, thotë se pjesë e kësaj shkolle mund të bëhen edhe nxënësit nga gjitha qytetet e Kosovës, pasi, sipas saj, në vend ka mungesë të profesionistëve të tillë.

E mësimin praktik e ofron profesoresha Brilantina Berisha-Vogliqi, e cila tregon se Qendra e Kompetencës ka bashkëpunime edhe me biznese ku edhe nxënësit e kryejnë praktikën.

Se suksesi i këtij profili është i arritshëm, këtë e dëshmon më se miri ish-nxënësja, Leona Jahiri, e cila tashmë ka krijuar biznesin e saj personal në një nga qendrat më të mëdha tregtare në Ferizaj, ku përveç familjarëve, ajo ka të punësuar edhe shoqet e shokët e saj. 20-vjeçarja, e cila që në moshë të hershme kishte filluar të eksploronte me shijen në gatime, shkollimin e mesëm e kreu pikërisht në Qendrën e Kompetencës nga ku mësoi edhe më shumë për kuzhinën.

Në biznesin e ish-nxënëses së Qendrës së Kompetencës, klientë të rregullt të “Lonki’s Food” tashmë janë edhe ish-mësimdhënëset e saj.