SOT

Gjimnazistët nga Prizreni krijojnë robotë

Revista, broshura, makete e katalogë janë vetëm disa prej projekteve të përgatitura nga gjimnazistët e ‘’Gjon Buzukut’’ të Prizrenit.

Këto projekte janë realizuar në kuadër të ditës së projekteve, ndërkohë që deri te finalizimi i tyre u deshën kohë e mund për javë të tëra.

Njëri nga projektet është edhe ai i regjistrimit të veturave që shfrytëzojnë parkingjet e qytetit përmes sistemit me kamera sensor.

Regjistrimi se një veturë është parkuar bëhet përmes kamerës e ku më pas bëhet identifikimi i targës dhe personit si dhe orari i hyrjes e daljes nga parkingu.

Në programin "Përkrahja e adoleshentëve pas mësimit të rregullt" numri i atyre që prezantuan projektet e tyre ishte i madh.

Secili prej punimeve në origjinalitetin e vet vë në pah kreativitetin e nxënësve, si dhe rëndësinë e mësimit praktik përkitazi me atë teorik.

E një tjetër projekt po aq interesant është edhe gjeneratori për prodhimin e energjisë elektrike përmes ujit, i cili u krijua me pjesë të përdorura e hekurishte të ndryshme ku synohet ruajtja e ambientit.

Funksionimi i tij nga nxënësit shpjegohet përmes ligjeve të fizikës të mësuara në klasë.

E për profesorin Naif Jahaj puna e nxënësve në realizimin e këtyre projekteve e tregon se sa i rëndësishëm është mësimi i bazuar në projekte dhe aktivitete fizike.

E këto projekte nuk janë aktivitetet e vetme në gjimnazin ‘’Gjon Buzuku’’ që tash e një kohë në kurrikulën shkollore të tyre ka vendosur punën praktike me nxënës për aftësimin e tyre në treg të punës.

Programi " Përkrahje adoleshentëve pas mësimit të rregullt" përmbyllet në fillim të muajit qershor.