SOT

Këngëtari unik i Ferizajt dhe historia e tij

Ishte vetëm dy muaj e gjysmë kur e humbi shikimin.

Mungesa e shikimit për Unikun nuk u bë pengesë për realizimin e ëndrrës së tij. Ai shkollën speciale e kreu në Pejë e atë të mesmen në Ferizaj, ku u orientua për muzikë, kurse tani 29-vjeçari është në prag të diplomimit në Fakultetin e Arteve, drejtimi për muzikë.

Uniku thotë se nuk u paragjykua asnjëherë për aftësitë e tij, e madje shumë prej tyre kishin qenë shtysë për të vazhduar edhe më tej të merrej me pasionin e tij.

Thotë se i njeh të gjitha instrumentet muzikore, mirëpo më për qejfi i ka ato të tastierës.

Uniku flet për ditët e zakonshme të tijat e që tani së shpejti pret të fillojë punën me studion muzikore që e ndan bashkë me shokët e tij, e një ndër ta është Durim Domaneku.

Ai madje deri më tani ka realizuar këngë e shumë bashkëpunime me artistë të njohur në vend.

Tashmë Uniku dhe bashkëpunëtorët e tij janë duke u angazhuar nëpër ahengje të ndryshme ku performojnë këngët e krijuara nga ta.