SOT

Fillon sezoni i pranverës në serën e Kujtim Hotit

Si çdo fillim sezone, edhe këtë herë pranvera na solli në serën e Kujtim Hotit nga Krusha e Madhe.

Me motin e nxehtë, tashmë edhe sera e tij është mbuluar nga gjelbërimi i fletëve të perimeve.

Edhe domatet që kanë kohë që janë mbjellë, kanë filluar të rrisin shtatin e të përgatiten për dhënien e frutave.

Hoti përmend ndihmën që vazhdimisht i është ofruar nga institucionet bujqësore, pa të cilën thotë se të gjithë fermerët do ta kishin edhe më të vështirë.

Pos punës në sera, Kujtimi, po ashtu, merret edhe me shitjen e kavanozave me perime të konservuara.

E, aktualisht, janë 70 kontrata që “Apetiti” nga Krusha ka të realizuara me marketet në Kosovë, e një sasi tjetër dërgohet edhe jashtë vendit.

Përveç Kujtimit, ndihmë të madhe në përpunimin e perimeve japin edhe anëtarët e tjerë të familjes.