Piktura më e vjetër në atelienë e tij i ka 30 vjet. Secila pikturë ka përmbajtje më të veçantë se tjetra. Kjo për arsyen se çdo emocion i Kashman Ramizit vjen i formësuar në art.
Pas secilës pikturë e skulpturë druri fshihet një gjendje nëpër të cilën Ramizi ka kaluar duke e punuar. Emrat e veprave të tij e tregojnë më së miri atë.
Copëzat e drurit që i mbesin nga punimet e tjera nuk i hedh, por i përdor që të krijojë skulptura të tjera, të cilat ndonjëherë punohen duke e pasur një ide, e tjerat konceptohen gjatë procesit të punës.
E thotë në shaka që atelieja e tij është shndërruar në një galeri të vogël nga të gjithë pikturat e varura në mur, për arsyen se blerja e vlerësimi i artit në vendin tonë është ende i vogël.
Por ai nuk e bën këtë për përfitime.
Me mbi 30 vjet bagazh artistik prapa vetes, Ramizi të gjithë artistëve të rinj iu thotë që të mos e ndalin përkushtimin ndaj pasioneve të tyre.
Përderisa talenti është i lindur, vullneti për t’u zhvilluar është ajo çfarë shtyn përpara secilën rrugë të nisur.
Gravimet në xham e enët e drurit janë një pjesë tjetër e punës së tij të përditshme.