Me profesion është mësimdhënës i gjuhës shqipe, por me largimin nga puna pas 17 vjetësh, Fari Luzha e riktheu zanatin e babait të tij në përpunimin e drurit dhe tani po e vazhdon atë i vetëm.
Luzha madje ka ruajtur edhe punishten kur dikur punonte bashkë me të atin, e në të ardhmen thotë se dëshiron ta ketë si muze.
Ai shpreson që në punishten mbi 70-vjeçare zanatin për përpunimin e drurit ta vazhdojnë edhe gjeneratat e reja të familjes.
Më për qejfi e ka rregullimin e qerreve, që në ditët e sotme më shumë porositen si dekore sesa për të kryer punë.
Ajo që e shtyu t’i punonte objektet që dikur ishin bazë për ekzistencë është që të vazhdohet trashëgimia dhe të mos harrohet mënyra e jetesës së dikurshme.
Shumica e punimeve të tilla Luzhës i marrin kohë më shumë se një muaj