SOT

Pritja e 2021-s me glamur e ngjyra festive

Kur flitet për festat e fundivit, nuk mungon glamuri. Pëlhurat elegante të stolisura me fije argjendi , fustanet metalike apo materiali luksoz velvet janë disa nga zgjedhjet që janë bërë tash e shumë vjet. Megjithatë, këtë vit nuk ka ahengje të mëdha si viteve të kaluara për shkak të koronavirusit.

Për këtë arsye, disenjatorët po rekomandojnë diçka më të përshtatshme dhe jo shumë glamuroze. Arsyeja dihet. Festat e fundvitit duhet t’i festojmë nëpër shtëpitë tona.

Disenjatorja Nadira Kika tashmë ka pranuar porositë e fundvitit dhe ka bërë përgatitjen e tyre.

Thotë se mundohet që t’u largohet ngjyrave shabllone për festa, siç janë e kuqja dhe e gjelbra.

Edhe pse kohë pandemie, Kikës nuk i kanë munguar as këtë vit koleksionet e reja.

Porositë vendore dhe ato ndërkombëtare, sipas saj, këtë vit kanë qëndruar pothuajse në të njëjtën vijë. Thotë se e kanë parasysh që bashkatdhetarëve t’u realizohet më shpejt porosia, duke pasur parasysh se e kanë të kufizuar qëndrimin.

Fillimi i vitit 2021 Kikën e sjell me koleksion të ri me ngjyra e detaje unike.

Ajo uron që viti i ardhshëm të jetë i mbarë për të gjithë. Në radhë të parë shëndetin, shumë lumturi e dashuri.