SOT

Pasoma, fshati me pamje piktoreske por me pak banorë

Është 7 kilometra larg qytetit të Vushtrrisë. Por fshatit Pasomë nuk i mjaftoi vetëm pamja piktoreske që t’i mbajë afër banorët e saj.

Derisa shumica e banorëve u larguan në drejtim të qytetit për t’u kthyer këtu vetëm në vikende e festa, Sheremet Osmani e provoi qytetin, por u kthye sërish në fshat.

Osmani beson se një ditë fshatit Pasomë do t’i rikthehen të gjithë banorët dhe ta ketë atmosferën që dikur mbizotëronte këtu, raporton KOHA.

Për emrin Pasomë ka shumë gojëdhëna, e njërën nga to na e tregon drejtori i shkollës në këtë fshat, Besnik Sadiku.

Sadiku thotë se çdo vit e më shumë numri i nxënësve në këtë shkollë shkon duke rënë.

Pasoma ka mungesë të infrastrukturës themelore, fshati ende ka nevojë për ndërhyrje për ujësjellës, ndriçim e shumë infrastrukturë tjetër.