SOT

Dëmet që pijet energjike shkaktojnë te fëmijët

Zakonisht përdoren nga të rriturit në udhëtime të gjata e net pa gjumë.

Pijet energjike, të cilat në vete kanë edhe sasi të lartë të kafeinës në Kosovë po përdoren edhe nga fëmijët.

Prindërit dhe gjyshërit ngrenë alarmin për shitjen e këtyre produkteve në tregun kosovar.

Që pijet energjike kanë impakt negativ te fëmijët e thotë edhe pediatri Besart Merovci.

Taurina e kafeina janë përbërës kryesor te pijet energjike, të dyja këto si stimulantë shkaktojnë dëme të shumta e çrregullime në të rrahurat e zemrës.

Merovci thotë që ka pasur raste të vizitës së fëmijëve në ordinancë nga dëme që konsumimi i pijeve energjike u ka shkaktuar.

Pija kryesore në dietën e fëmijëve duhet të jetë uji, shton pediatri Merovci, dhe se edhe pijet e tjera jo energjike janë të dëmshme për shkak të sasive të mëdha të sheqerit që përmbajnë.

Pijet energjike në tregun në Kosovë janë nga më të ndryshmet e me çmime të lira dhe i shiten çdokujt pavarësisht moshës.