SOT

Turne vetëdijesues për të prekurit me kancer të gjirit

Është bërë traditë që çdo vit në muajin tetor të organizohen ngjarje vetëdijesuese për të prekurit me kancer të gjirit.

I tillë është turneu i organizuar nga klubi i pingpongut “Priping”, raporton KOHA.

Ndonëse në situatë pandemie, ky klub kufizoi numrin e pjesëmarrësve.

Të kënaqura me aktivitete të tilla ishin dy gra, të cilat e kishin luftuar kancerin e gjirit.

Këtij turneu dedikuar të prekurve me kancer të gjirit iu bashkua edhe ish-presidentja Atifete Jahjaga.

Se aktivitetet e tilla kanë efekt pozitiv në vetëdijesimin e masës, e thotë drejtori i Onkologjisë, sipas të cilit numri i të prekurve me kancer të gjirit këtë vit ka dukshëm rënie.

Traditën e këtij turneu që u organizua edhe në këtë tetor synon ta vazhdojë Kastriot Orana, themelues i klubit “Priping”.

Pingpongu, për një pjesë të madhe aktivistësh në fushata sensibilizuese, mbetet aktiviteti më i mirë për ta luftuar një sëmundje të tillë.