SOT

Brenda tregut më të madh me shumicë në Kosovë

Pothuajse gjithçka që kërkoni mund të gjeni në tregun e shumicës, i cili zë një hapësirë të madhe mes Prishtinës dhe Fushë-Kosovës.

Është tregu më i madh i shumicës në Kosovë, ku më së shumti ka produkte ushqimore, kryesisht pemë dhe perime, raporton KOHA.

Pjesa më e madhe e ushqimit që shitet këtu vjen nga importi, por ka edhe produkte vendore. Me tregti të vezëve vendore merret Rifat Berisha nga Fushë-Kosova.

Me tregun, ai është relativisht i kënaqur pasi që ka punë mjaftueshëm, mirëpo, thotë se do të duhej të mbahej më pastër.

Ndonëse është goditur nga pandemia, pemët e perimet vazhdojnë të konsumohen shumë. Tregtarët këtu sivjet kanë bërë ulje 30-40% e më shumë në shitjet e tyre në raport me vitin e kaluar.

Por, për orar të stërzgjatur, mosinspektim të punëdhënësve nga institucionet dhe paga të ulëta flet punëtori Naim Rrahmani nga Dumnica e Podujevës.

Nga ana tjetër, tregu me shumicë ofron çmime më të lira dhe ka punë vazhdimisht. Të mësuar me situata më të vështira janë disa tregtarë, si Arsim Vitija nga Prishtina.

Vitija ka produkte kryesisht nga Turqia. Kurse blerësit janë nga e gjithë Kosova.

Këtu, sipas tij, blerësit furnizohen në mënyra të ndryshme.

Ndryshe, tregu i zonës industriale është në pronësi të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.