Një hapësirë në hyrje të qytetit të Prizrenit, e cila për 20 vjet me radhë është përdorur si kamp i kontingjentit gjerman të KFOR-it, tashmë është shndërruar në një Park të Inovacionit dhe Trajnimit.
Qeveria e Kosovës dhe ajo gjermane janë pajtuar për përdorimin e ardhshëm të këtyre hapësirave, raporton KOHA.
Muhamed Rexhepi tregon që me anë të një studimi fizibiliteti është konkluduar që parku të këtë 3 sektorë kryesorë.
Parku është hapur në maj të këtij viti e që nga atëherë kanë përfunduar dy thirrje për aplikimin e bizneseve dhe ofruesve të trajnimeve.
Hapësira prej 40 hektarëve me 52 ndërtesa të funksioneve të ndryshme e infrastrukturë të zhvilluar i takon pritshmëritë dhe kërkesat e bizneseve, gjë që ka bërë edhe numri i aplikimeve të jetë i madh.
Të gjitha ndërtesat që janë aty, kanë qenë në shfrytëzim nga ushtria gjermane e tash do të përdoren si objekte për zhvillimin e bizneseve të ndryshme.
Kantina ku ushtarët gjermanë kanë ngrënë ushqimin tashmë ka potencial të shfrytëzohet nga sektori i përpunimit të ushqimit.
Muhamed Rexhepi tregon që në vija të trasha është menduar se cilat objekte për cilin sektor do të shfrytëzohen.
Për pjesën e shërbimeve thotë se përfshinë hapësirat për zyrat, institucionet edukativo-arsimore dhe për trajnimet profesionale.
Parku i Inovacionit dhe Trajnimit ka edhe programin për mbështetjen e bizneseve të reja.
Bizneset, që do të bëhen pjesë e këtij programi, kanë për ta paguar qiranë për 1.50 euro për metër katrore, të hyra të cilat do të shfrytëzohen për mirëmbajtjen e parkut.
E përveç që të përputhen me konceptin e parkut, Rexhepi tregon se cilat biznese do të kenë përparësi të pranohen.
E përveç bizneseve në Kosovë, ka interesim edhe nga bizneset nga vendet e rajonit.