SOT

Kosovarët blejnë vetura të përdorura

Interesimi për vetura të reja e të vjetra nuk është ndalur nga kosovarët as në pandemi.

Pavarësisht krizës ekonomike në këtë vend ka klientë për çdo ditë.

Baki Abdullahu, që udhëheq këtë kompani thotë se pandemia ka ndikuar që qytetarët të kenë më shumë interesim në vetura të përdorura, duke pasur rënie në shitje të veturave të reja.

E shitjet e veturave të reja përmes bankave kanë pasur rritje vitet e fundit sipas Abdullahut.

Sipas tij, përveç çmimit fillestar veturat e reja janë më pak të kushtueshme.

Rënie në shitblerje të veturave ka vërejtur edhe administratori i grupit “Marakli t'Kerreve”, Behar Cakiqi.

Cakiqi thotë se në Kosovë kryesisht shiten veturat e përdorura, por që edhe për të njëjtat ka interesim më pak.

Grupi që është themeluar për t'iu ardhur në ndihmë përdoruesve të makinave është edhe vend i shitblerjes.

Cakiqi do ta preferonte një veturë më të re edhe për vete, por thotë se nuk mund ta përballojë ende një kosto të tillë. Ai shton se përparësitë e veturave të vjetra janë të pakta.

Në vitin e kaluar, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, janë regjistruar 342.869 vetura. Dominante ndër to vazhdon të jetë marka Volkswagen.