SOT

SOT nën udhëheqjen e Fatmir Lamës

Për 20 vjet me radhë, shikuesit e Kohavisionit e fillojnë ditën me programin e mëngjesit.

11 prej këtyre viteve, Fatmir Lama ishte ai që udhëhoqi ekipin e gazetarëve, kryesisht të rinj në moshë e në profesion.

Për të përvoja e mëngjesit mbetet unike.

Orë të shumta kaloi ai në regjinë e televizionit derisa udhëhiqte ekipin e gazetarëve.

Sot shumica prej tyre nuk janë në KTV, por që suksesin e tyre, Lama ia kontribuon KTV-së.

Fëllënza Çitaku vazhdon të jetë fytyrë e mëngjesit, por tashmë në televizionin publik. Edhe ajo e filloi rrugëtimin e saj në gazetari me emisionin e mëngjesit në Kohavision.

Emocionohet derisa kujton kohën kur ishte pjesë e ekipit të axhës Fatmir siç i referohet ajo.

Me punë vijnë edhe përvoja të shumta, e Fëllënza e veçon një moment në fillimet e punës së saj.

Albert Vokshi, i cili ishte pjesë e regjisë atëherë, tregon se si gjërat që i ka mësuar nga Fatmir Lama e përcjellin edhe sot në punë.

E nuk e lë pa e përmendur edhe durimin e Lamës me pjesën tjetër që ishin kryesisht të rinj në moshë.

Edhe pse në pension, Fatmir Lama vazhdon punën duke i sjellë publikut dokumentarë për historinë e Kosovës. Edhe këtë vazhdon ta bëjë me pasionin e madh për punë.