SOT

Si prodhohet uthulla e mollës në Keqekollë të Prishtinës?

Në Keqekollë, në Komunën e Prishtinës, vijnë mollë nga fshatra të ndryshme të Gollakut. Ato grihen e hyjnë në procesin e tharjes, për t’u bërë uthull. Avdi Aliu i përdor mollët e egra që rriten natyrshëm nga fshatrat përreth.

Më pas me përqindje të veçanta ato përzihen me ujë. Ndërsa për t’u filtruar i duhet nivel i aciditetit afërsisht 3.5, që Aliu e mat me matës të veçantë.

Sipas tij, interesimi është i kënaqshëm. Aliu ka filluar ta rrisë biznesin e tij familjar duke e shitur uthullën edhe jashtë Prishtinës.

Sipas tij, uthulla e mollës së egër është edhe e shëndetshme për konsum, si për sallata ashtu edhe për dieta.

Përtej shisheve e fuçive të fermentimit që gjenden këtu, ai synon ta rrisë këtë biznes e të punësojë edhe persona të tjerë.