Për Hana Zeqirin sot nis një rrugëtim i ri. Përveç përgatitjeve të zakonshme për të filluar klasën e parë, ajo tregon se është mësuar me masat për t’u mbrojtur nga pandemia.
Shoqe e klasës i ka qëlluar të jetë Inara, e cila po ashtu e ka pritur me padurim këtë ditë.
Hana, shoqe të klasës e ka Inarën, e cila tregon që e ka pritur me padurim këtë ditë.
Mësuesja Njomza, njoftimin e saj me nxënësit që janë ulur për herë të parë në bankë, po e bën duke i këshilluar se si të mbrohen nga COVID-19.
Por edhe vetë fatosët kanë ardhur në shkollë të informuar e të përgatitur se si të qëndrojnë larg nga koronavirusi. Ata po e nisin mësimin me maskë e dezinfektues, por pa shokë banke.
“Shkolla e Gjelbër” të hënën hapi dyert për nxënësit me përgatitjet e duhura, thotë drejtoresha Fahrije Latifi Retkoceri.
Adaptimin në shkollë fatosët do ta kenë më të lehtë, meqenëse orët do të jenë më të shkurtra.