SOT

Pishina e Banorëve në Baicë të Lipjanit

Në një fshat jo shumë larg prej Prishtinës, përkatësisht në Baicë të Lipjanit, banorët e kanë ndërtuar një pishinë, uji i së cilës buron nga shkëmbinjtë e kodrës afër saj.

Bazamenti i kësaj pishine ka qenë aty shumë kohë më parë. E banorët me bashkiniciativë kontribuuan në kthim të pishinës në diçka të shfrytëzueshme, kryesisht për fëmijët e fshatit.