SOT

3 lloje mollësh nga Kosova

Është e martë dhe si zakonisht në sheshin “Zahir Pajaziti” kanë dalë fermerët me tregun mobil.

Këtë herë, Raip Kaqiu po ofron për konsumatorët mollë të ndryshme, të gjitha prodhim Kosove.

Ky frut ndodhet në shumicën e oborreve të kosovarëve e si i tillë kultivohet edhe në pjesën më të madhe të vendit, me përqendrim më të madh nga ana e Istogut.

Por mollët që Raip Kaqiu i shet janë nga Lupçi i Podujevës, e që janë tri lloje.

E puna më e madhe për mollët, sipas tij, është në vjeshtë kur bëhet vjelja.

Kultivimi i mollëve kualitative varet edhe ndaj kujdesit që atyre iu kushtohet.

Edhe pse është ndër frutat me çmimin më të ulët, për mollët ka gjithnjë kërkesa.

Konsumimi i mollëve, sipas studimeve mund të sjellë dobi shëndetësore. Ato janë të pasura në antioksidantë derisa kanë përqindje të lartë të vitaminës C. Për ata që mbajnë dietë, mollët janë të rekomanduara ngase kanë shumë fibra e pak kalori.