Është një nga hapësirat më të frekuentuara në kryeqytet.
Parku i Gërmisë, përveç hapësirave rekreative që ofron për vizitorët, ruan një botë të pasur me florë dhe faunë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVizitat në pjesë të ndryshme të këtij parku, Lulzim Demaj i ka të shpeshta, pasi që aty has shpendë të veçantë për kah karakteristikat, që janë dëshmi e një natyre të pasur, raporton emisioni “Sot” në Kohavision.
Si fotograf i botës së egër, të papriturat në terren thotë t’i ketë të shpeshta.
Terrenin e Gërmisë dhe hapësirën në të cilën shtrihet, i përshkruan biologu Behxhet Mustafa.
Biologu thotë se janë të shumta speciet që mund të hasen e bimët e rralla endemike në Parkun e Gërmisë.
Mustafa, me theks të veçantë flet për mbrojtjen e kësaj hapësire, duke bërë thirrje të mos ndërhyhet në të.
Fotografi të shumta të realizuara nga fotografët, eksplorues të peizazheve të tilla, janë pasqyra më e mirë e ekzistencës së botës bimore e shtazore në vend.