Themelet ende i ka të forta.
E vjetërsia e mullirit në fshatin Rekë të Mitrovicës daton mbi 200 vjet, raporton KOHA.
Sefedin Osmani është njëri prej trashëgimtarëve të këtij i mulliri, i cili ende vazhdon ta ruajë traditën familjare dhe punën këtu.
Uji që ndihmon funksionalizimin e mullirit rrjedh nga miniera e Stan Tërgut, që sipas Osmanit asnjëherë nuk ka ndodhur të ngrihet.
Brenda ditës janë dhjetëra familje të cilat vijnë të bluajnë misrin tyre në këtë vend.
Osmani njofton për pjesët të cilat ndihmojnë prodhimin e miellit, e që shumë prej tyre janë shumëvjeçare.
Trashëgimtari i mullirit thotë se nuk dëshiron të humbë origjinaliteti i pamjes së këtij objekti. Madje aty edhe dera kryesore ka mbetur po ajo që ishte ndërtuar shumë vjet më parë.
Në fshatin Rekë, më parë kishin qenë në funksion mbi 20 mullinj, por që vetëm ky i familjes Osmani i ka mbijetuar kohës.