SOT

Kushtet e Qendrës së Azilit

Gjuhën arabe mund ta dëgjosh më së shumti këto ditë në qendrën për azil në Magure të Lipjanit. Kjo për shkakun se në këtë qendër, pothuajse shumica e atyre që janë strehuar janë refugjatë nga Siria.

Pavarësisht se shumica e tyre nuk janë të interesuar të qëndrojnë në Kosovë, sërish për aq sa janë këtu ju duhet ndihmë në përkthim, raporton KOHA.