Dikur ngjasonte me deponi mbeturinash, por ka një vit prejse kjo hapësirë është shndërruar në një vend atraktiv për qytetarët, raporton KOHA.
Është “Mia Park” në Parkun e qytetit.
Të jetë një ambient i këndshëm në syrin e vizitorëve. Kështu e kishte menduar pronari i kafenesë në kryeqytet, Burim Azemi.
Çdo detaj që e karakterizon këtë hapësirë është punuar me dorë nga vetë pronari, gjithnjë në tentim të një ambienti plot thjeshtësi.
Rikthimi në ambientet e “Mia Park” pas fazave të lehtësimit të masave, sipas Azemit, e ka shtuar fluksin e vizitorëve.
Të shijosh kafe në natyrë ose të gjesh këndin e preferuar të leximit, këto janë disa nga mundësitë që ofrohen në këtë zonë parku.
Të pish kafenë në shiltet e këtushme dhe të shijosh freskinë nga pishat bën që vizitorët të vijnë shpesh.
Një pjesë e të rinjve, përveç ditëve të zakonshme, datat e tyre të veçanta zgjedhin t’i festojnë në një hapësirë të tillë natyre, shoqëruar nga tinguj muzikorë.