Shtojca për Kulturë

Tempujt më të rëndësishëm të krishterë në Kosovë

Manastiri i Deçanit, bakërgdhendje e vitit 1746
 

Në të gjitha kohërat shqiptarët vendas kanë dhënë kontributin e tyre së bashku me të huajt si ktitorë, arkitektë, freskokografë e ikonografë, kaligrafë të manuskripteve, artizanë nga më të ndryshmit, mirëmbajtës dhe mbrojtës të devotshëm. Për Patrikanën e Pejës, Manastirin e Deçanit, Manastirin e Graçanicës dhe Bogorodica Levishkën në Prizren, ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve me vite ekzistojnë pohime kontroverse për përkatësinë e tyre

Kosova ka një trashëgimi të pasur arkeologjike, etnografike, si dhe me monumente religjioze të krishtera e myslimane. Janë këto kisha dhe xhami me vlera të jashtëzakonshme të ndërtuara gjatë shekujve të gjatë të pushtimeve të huaja, qofshin ato bizantine, sllave apo osmane. Në të gjitha kohërat shqiptarët vendas kanë dhënë kontributin e tyre së bashku me të huajt si ktitorë, arkitektë, freskokografë e ikonografë, kaligrafë të manuskripteve, artizanë nga më të ndryshmit, mirëmbajtës dhe mbrojtës të devotshëm. Në këtë kontekst, do të përqendrohemi vetëm në katër tempujt kryesorë religjiozë ortodoksë, meqë ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve me vite ekzistojnë pohime kontroverse për përkatësinë e tyre. Këta tempuj janë: Patrikana e Pejës, Manastiri i Deçanit, Manastiri i Graçanicës dhe Bogorodica Levishka në Prizren.

Image
Mbishkrimi i arkitektit shqiptar Vita Cuci-Kuqi në Manastirin e Deçanit