Shtojca për Kulturë

Arbnia, Albania prej Bizantit te Venediku

 

Ndër përmendjet e para mesjetare të Arbnit, Arbanonit në rrënjët e fillet e saj, si koncept territorialo-etnik-administrativ, vjen nga një burim rrethanor nga ngjarja e përurimit të Katedrales së Shën Trifunit në Kotorr. Ndonëse e vërejtur dhe e përmendur tashmë te disa autorë, kjo ngjarje me interes meriton një rishikim më kontekstual. Në përurimin e Katedrales së Kotorrit më 1166 rol të veçantë ka edhe delegacioni i Arbanisë, prej atij kishtar deri tek ai administrativ. Ngjarja e përurimit të katedrales – e zbërthyer më tej në një konstelacion të këtillë historiko-administrativ – është edhe më shumë sesa kaq

Çështja e Arbnisë në mesjetë të hershme për shumëҫka përbën një temë qendrore me shumë interes, e cila ka tërhequr vëmendjen e merituar – por që, duket se më shumë ka shtruar pyetje, sesa që ka gjetur përgjigje të merituar.

Debati mbi atë se kur është paraqitur Arbni, Arbanon (Αρβαηοη, Рабан) e më vonë Arbërija, kah është shtrirë dhe ku ishin kufijtë e rëndësia e saj, si dhe transformimi shekullor i tërësisë etno-gjeografike administrative, politike, kishtare e kulturore – vazhdojnë të jenë temë primare e preokupim jo vetëm për albanologjinë.