Shtojca për Kulturë

Erdogani në pushtet me ringjalljen e otomanizmit

Recep Tayyip Erdogan, vizitoi Aja Sofinë për namazin e akshamit – dhe për t’ua përkujtuar votuesve të tij se çfarë kish bërë për ta (Foto: Murat Cetinmuhurdar)
Recep Tayyip Erdogan, vizitoi Aja Sofinë për namazin e akshamit – dhe për t’ua përkujtuar votuesve të tij se çfarë kish bërë për ta (Foto: Murat Cetinmuhurdar)
 

Presidenti i Turqisë e ka kthyer në spektakël të kaluarën osmane, duke përdorur monumentet dhe emisionet televizive për t’i bërë për vete votuesit. Kundërshtarët e tij kulturorë u përballën me censurë ose burg

Në një buzëmbrëmjeje para rundit të parë të zgjedhjeve më të ngushta presidenciale të 20 vjetëve të tij në pushtet, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, vizitoi Aja Sofinë për namazin e akshamit – dhe për t’ua përkujtuar votuesve të tij se çfarë kish bërë për ta.

Pothuajse për një mijëvjeçar, katedralja me kupolë ishte epiqendër e krishterimit ortodoks. Pas pushtimit osman të Kostandinopojës më 1453, u kthye në një prej xhamive më të praruara islame. Në vitet 1930, republika e re turke e shpalli muze, dhe pothuajse për një qindvjeçar, historitë e saj të ndërlidhura islame dhe të krishtera e kthyen në njërin prej vendeve kulturore më të vizituara të Turqisë.