Shtojca për Kulturë

Gospodinov: Letërsia e mirë lufton propagandën e keqe

Georgi Gospodinov: “‘Çfarë nuk më vret, më bën shkrimtar’. Është të jetuarit në një mënyrë që nuk është gjithmonë pozitive. Përvoja. Kjo është ajo çfarë mund t’ju bëjë një shkrimtar të mirë”
 

Laureati i sivjetmë i çmimit “Booker”, Georgi Gospodinov, e ka përdorur gjithmonë krijimtarinë e tij për të sfiduar botën e paqëndrueshme politike. “Time Shelter” dhe mesazhi i kësaj vepre për të mos u përqendruar në të kaluarën në dëm të çështjeve aktuale, është shembulli perfekt i kësaj. Ai ka thënë se letërsia e mirë është kundërhelmi i propagandës së shitur nga qeveritë dhe kjo është vendimtare në “luftimin e propagandës përmes letërsisë – kjo është ajo çfarë kanë bërë shumë nga shkrimtarët evropianë”

Autori Georgi Gospodinov ka bërë histori këtë javë teksa kur me veprën e tij “Time Shelter” u bë pari nga Bullgaria që e merr çmimin ndërkombëtar “Booker”. Përkthyer në anglisht nga Angela Rodel, vepra mundi pesë veprat e tjera në ceremoninë vezulluese në Sky Garden në Londër.

Vepra, e cila është e katërta e Gospodinovit që përkthehet në gjuhën angleze, përqendrohet në qendrën e trajtimit të Alzheimerit, që krijon një mjedis të inspiruar nga kohët e kaluara dhe përfundimisht vjen të shërbejë si strehim për njerëzit e shëndetshëm, të lodhur nga jeta moderne