Shtojca për Kulturë

Biba May – sinonim i guximit dhe gruas që nuk dorëzohet

“Biba May: ‘Jo më’”, i dhënë premierë të premten mbrëma në “Kino Armata”, nis me mesazhin inkurajues të Samuel Becketit: “Nuk mund të vazhdoj, duhet të vazhdoj, do të vazhdoj”. Biba May ngjitet majë Kalasë së Prizrenit dhe një gjë e tillë zbërthen jo vetëm rrëfimin e saj
 

Në filmin “Biba May: ‘Jo më’” ekranizohet historia e Resmije Rahmanit, e njohur ndryshe si Biba May, e cila vuan ​nga distrofia muskulare progresive. Në gjithë rrëfimin e saj në ekran, i cili nis që nga fëmijëria e saj lidhen sfidat, pengesat dhe humbjet e saj mbi mesazhin inkurajuese për të mos u ndalur kurrë duke u përpjekur të bëjë ndryshimin për personat me aftësi të kufizuara

Resmije Rahmani, e ulur në karrocë pranë dyerve ku gjendet ekrani i madh në “Kino Armata”, i pret me buzëqeshje mysafirët. Kjo është si një përshëndetje inkurajuese për të dëshmuar se historia e saj është përtej asaj që duket. Është histori frymëzuese. Mbi këtë kontekst ajo e ka zhvilluar gjithë jetën e saj me misionin për t’i mposhtur sfidat. Në filmin “Biba May: ‘Jo më’” ekranizohet historia e Resmije Rahmanit, e njohur ndryshe si Biba May, e cila vuan ​nga distrofia muskulore progresive. Në gjithë rrëfimin e saj në ekran i cili nis që nga fëmijëria e saj lidhen sfidat, pengesat dhe humbjet e saj mbi mesazhin inkurajuese për të mos u ndalur kurrë duke u përpjekur të bëjë ndryshimin për personat me aftësi të kufizuara.

Filmi i shkruar dhe prodhuar nga Shqipe Malushi, nën regji të Arlinda Morinës dhe me producente ekzekutive dhe nën drejtimin artistik të Zana Hoxha, nis me mesazhin inkurajues të Samuel Becketit: “Nuk mund të vazhdoj, duhet të vazhdoj, do të vazhdoj”. Filmi që rrugëton në vitet e Bibës tregon se për të gjithçka ndryshoi në 24 orë kur filloi të ecte në majë të gishtave – duke e menduar si diçka të përkohshme. E lindur në Prizren, në Kala ishte ngjitur veç një herë si fëmijë. Sipas saj, filmi shfaq disa skena të luftës së saj të përditshme.