Shtojca për Kulturë

Shqiponja me dy krena dhe dy krenat e shqiptarit

Sprovat e flamurit pasqyrojnë fuqishëm edhe historinë shqiptare të shekullit njëzetë
 

Flamuri është shenja sipërane që u ka mbijetuar shekujve të shqiptarëve nën pushtim. Por qenia shqiptare ka një raport të përhershëm me dymendësinë dhe e ka dëshmuar këtë edhe në 110 vjet shtet. Me dy mendje edhe për shenjat e unifikimit kombëtar. Edhe për çështje jetike për vendin kur cenohet nga brenda e nga jashtë nga Serbia. Edhe për vendime madhore që kërkohen nga aleatët perëndimorë. Edhe për rrugën më shpejt për integrimin në Bashkimin Evropian. Atje, ku politikanët thonë se do të bashkohet të gjitha shqiptarët e shteteve të rajonit, porse për bashkim kombëtar klasik flasin në fushata zgjedhore e në kohë përplasjesh për hesape të ngushta pushteti

E zeza e shqiponjës dykrenare dhe e kuqja e sfondit janë ngjyrat që i shkojnë flamurit kombëtar në ditë zie a feste, thotë shkrimtari më i njohur shqiptar, Ismail Kadare. Flamuri është shenja sipërane që u ka mbijetuar shekujve të shqiptarëve nën pushtim. Të ndarë në disa shtete edhe në kohë lirie. Ama, pashkëputshëm me kryeshpendin e shqiptarëve lidhet edhe himni, që i dallojnë kombet. Dhe ndryshe nga himnet e tjera që janë mbretërore, kombëtare a shtetërore ndër mbretëritë e shtetet e Evropës, i shqiptarëve njihet si Himni i Flamurit. Kadare edhe sot habitet se si Evropa e kombeve në fillimshekullin e kaluar do t’ia njihte Shqipërisë shpendin grabitqar, por të fisëm me dy kokat e tij në zemër të flamurit. Dhe sprovat e flamurit pasqyrojnë fuqishëm edhe historinë shqiptare të shekullit njëzetë. Edhe të 21-shit kur Kosova do ta shpallte Pavarësinë e në Kuvend do të sillej flamuri pa kaluar nëpër një proces të natyrshëm debati si një prej shenjave të veçuara të shtetit të ri.

Shqipëria e 28 Nëntorit 1912 mezi do të mbijetonte...