Shtojca për Kulturë

Politika serbe e viktimizimit – reprizë prej mesjetës

 

Viktimën e luan edhe kur refuzon të zbatojë ujditë për të cilat është zotuar me dorëzani të fuqive të mëdha. Ngjashëm po ndodh së fundmi pas vendimit të Kosovës për të jetësuar shkallëzueshëm ndërrimin e targave ilegale serbe në veri me tabela që kanë akronimin e Republikës së Kosovës. Në krye të viktimizimit, si përherë, është elita politike e Serbisë. Mbështetur, si gjithherë, nga kleri ortodoks. “Çështja e viktimizimit në historinë serbe në përgjithësi është një element i pandashëm i historisë së tyre”, thekson historiani Muhamet Mala

Serbia i është kthyer gjuhës së viktimizimit. Sa herë nuk i shkojnë fjollë planet dashakeqe në kurriz të fqinjëve, shtrembëron faktet. Gjithherë është dalluar për politikën e aktit të kryer në terren për ta shpërdorur pastaj në kartë epërsie në tavolinën e negociatave me fuqitë e mëdha. Asnjëherë nuk ka treguar gatishmëri kompromisi. Lëshimet i ka pranuar sa për sy e faqe vetëm kur ka kapitulluar.

Viktimën e luan edhe kur refuzon të zbatojë ujditë për të cilat është zotuar me dorëzani të fuqive të mëdha. Ngjashëm po ndodh së fundmi pas vendimit të Kosovës për të jetësuar shkallëzueshëm ndërrimin e targave ilegale serbe në veri me tabela që kanë akronimin e Republikës së Kosovës. Në krye të viktimizimit, si përherë, është elita politike e Serbisë. Mbështetur, si gjithherë, nga kleri ortodoks.