Shtojca për Kulturë

“Sofia” midis urrejtjes shqiptaro-serbe që kapërcehet me dashuri

Skenë nga filmi “Sofia” i cili tashmë ka ardhur edhe në Prishtinë

Filmi lidh dy paralele mes të tashmes dhe vitit 1941, kur në malet e veriut shqiptar bëhej luftë e përgjakshme. Komandanti jugosllav, që luhet nga Adem Karaga, është ndër ata që ka lënë të vdekur më së shumti shqiptarë në këto male. I plagosur përfundon në oborrin e Sofie Lekës, e cila e strehon dhe ia mjekon plagën. Në të tashmen, urrejtja midis dy popujve nuk fashitet dot, por Sofia ia mësynë Shqipërisë me qëllim që të vrasë paragjykimet. Aty lind një dashuri e pamundur me shqiptarin

Në një ambient shtëpie në familjen serbe shikohet ndeshja e futbollit Serbi-Shqipëri e vitit 2014. Në media e kudo kishte bërë goxha bujë. Me brohoritje ishte komentuar në Kosovë e Shqipëri ngritja me dron e flamurit me simbole etnike – por ndryshe shihet ky moment në ambientet e një familjeje. Është skena hapëse e filmit “Sofia”. Familjarëve serbë ky moment goxha ua ngrys fytyrën e shpërthejnë komente negative.

Kryefamiljari i portretizuar nga aktori Bajrush Mjaku u kundërvihet atyre duke thënë se lojtarët serbë u përballen me lloj-lloj fyerjesh para lojës dhe gjatë saj. Ua rikujton atyre historinë e shpëtimit të babait të tij nga një grua shqiptare, tetë dekada më parë. Shton se duhet mençuri dhe zemër e madhe për ta mposhtur urrejtjen. Mosha thotë se ia pamundëson vizitën në Shqipëri – gjë që do t’i mbetej peng për gjithë jetën. Këtë ëndërr s’mundi ta realizonte gjatë kohës së komunizmit në Shqipëri. Por mbesa e tij, Sofia, që në emër mban vulën e një historie shpëtimi këtu e tetëdhjetë vjet më parë, është e bindur t’i shkojë në fund dëshirës së gjyshit. Ajo niset për ta vizituar Tiranën – për të gjurmuar historinë e stërgjyshit të saj që në vitin 1941 u mbrojt nga të huajt në Shqipëri e u vra nga të tijit, sepse nga kulla shqiptare doli me bujari e plis në kokë.