Shtojca për Kulturë

“Tokat e lirueme” me 242 mësuesit shqiptarë të Ernest Koliqit

Albanologjia - Studime dhe kendveshtrime
“Pa u caktuar ende formula me të cilën Kosova do t’i kthehej Shqipërisë dhe pa ardhur ende udhëzimet nga Roma, ai i vë vetes përgjegjësinë morale. Koliqi nisi drejt tokave të liruara ekzaktësisht 242 mësues dhe profesorë me synimin e qartë që të vendosë themelet e arsimit shqiptar në këto anë. Pra, të emigrimit të dijes”, ka thënë studiuesi e shkrimtari Stefan Çapaliku të shtunën, në ditën e fundit të “Javës së Bibliotekës në Kosovë”

Me sesionin “Albanologjia – studime dhe këndvështrime” të shtunën ka përmbyllur punimet edicioni i 19-të i “Javës së Bibliotekës në Kosovë”. Stefan Çapaliku ka shpalosur kapitujt jo fort të njohur deri më tash për Ernest Koliqin e për veprimtarinë e tij. “Albanologjia në Sicili: pasuritë arkivore tek arbëreshët e Sicilisë”, ka qenë tema e albanologut të shquar arbëresh Matteo Mandalà

Kanë qenë 242 mësues që shkrimtari, studiuesi dhe publicisti i njohur Ernest Koliqi i kishte dërguar në “Tokat e lirueme”: Kosovë, Maqedoni e sotme e Veriut dhe Mal të Zi, gjatë kohës sa kishte qenë ministër i Arsimit në Shqipëri. Vetëm një vit më vonë ky numër kishte shkuar në gati 300 vetëm në Kosovë. Nga të dhënat që kishte nxjerrë nga arkivi i familjes së Ali Hashorvës, kryeinspektor i atëhershëm në Kosovë, akademiku, shkrimtari e njohësi i letërsisë dhe kulturës shqiptare, Stefan Çapliku ka bërë të ditur se në atë kohë, në të gjitha shkollat e mesme të Kosovës mësonin vetëm 226 nxënës shqiptarë.

Me sesionin “Albanologjia – studime dhe këndvështrime” drejtuar nga Çapaliku dhe Anxhela Hoxha - Çikopano të shtunën u përmbyll edhe edicioni i 19-të i “Javës së Bibliotekës në Kosovë”. Për gjashtë ditë “Java...” ka sjellë studiues fushash të ndryshme. “Dokumentimi i kulturës së emigracionit”, ka qenë tema qendrore e edicionit të sivjetmë.