Shtojca për Kulturë

Sërish për lokacionin e Teatrit të Operës dhe Baletit në Prishtinë

Lokacioni i aprovuar për Teatrin e Operës dhe Baletit është prapa Pallatit të Rinisë dhe Sporteve pra prapa një objekti që ka dimensione grandioze si rezultat i vetë destinimit të tij

Më 14 shkurt, 2021 (Koha Ditore) dhe më 15 maj 2022 (Bota Sot), kam shkruar në mjetet e informimit publik (këto shkrime, ua kam dërguar edhe kompetentëve) lidhur më Teatrin e Operës dhe Baletit në Prishtinë, këtë ndërtesë shumë të rëndësishme për Kosovën dhe kulturën e saj.

Mjerisht, për këto shkrime – edhe pse kam pritur reagime nga njerëzit kompetentë të kulturës dhe atyre të Komunës së Prishtinës – nuk ka pasur (aq sa jam në dijeni).