Shtojca për Kulturë

Varreza anglo-saksone zbardh epokën e errët

varreza anglo-saksone
Skeleti me një shtizë hekuri të ngulitur në rruazën e kraharorit, i zbuluar në Buckinghamshire të Anglisë (Fotografia: HS2/PA)
 

Vendvarrimi anglo-sakson, i cili përmban mbi 140 kufoma njerëzish të varrosur së bashku me disa nga gjërat e tyre të preferuara, përfshirë bizhuteri, thika, si dhe sete personale të kujdesit, janë zbuluar nga puna arkeologjike pranë Wendover, Buckinghamshire, rreth 70 kilometra larg Londrës.

“Zbulime mahnitëse” ka thënë historiani Dan Snow. Tradicionalisht, kjo periudhë është konsideruar si epoka e errët. Por, arkeologët e kanë mbushur boshllëkun.