Shtojca për Kulturë

“Tori and Lokita” – deklaratë spektakolare sa “Triangle of Sadness”

Tori dhe Lokita - Alban Ukaj

Filmi me skenar e regji të Jean-Pierre dhe Luc Dardenne, “Tori and Lokita”, ku luan edhe aktori nga Kosova, Alban Ukaj, siç shkruan “Variety”, është një deklaratë po aq spektakolare sa “Triangle of Sadness”. I pari të shtunën mbrëma mori Çmimin special të 75-vjetorit të Festivalit të Filmit në Cannes. I dyti mori çmimin kryesor “Palma e Artë”

Një tregim i dyshimtë për besnikërinë dhe paranë bëhet shëmbëlltyrë e epokës së padrejtësisë ekonomike. Kur bëhet fjalë për të bërë komente thumbuese mbi kulturën e re aspirative të parasë, filmat nuk kanë qenë asnjëherë të turpshëm. Ata kanë treguar dhe satirizuar sesi të pasurit jo vetëm që po pasurohen, por po e bëjnë veten model në këtë proces. (Është Kombi Kardashian; ne thjesht jetojmë në të.) Ndjesia e Ruben Östland në Cannes, me “Triangle of Sadness” (që mori “Palmën e Artë” v.j.) mund të jetë deklarata më spektakolare e filmit deri më tani për dekadencën e elitës së sotme. Megjithatë, kjo është pjesa argëtuese, joshëse e ekuacionit të shpërndarjes, gjithnjë e më shumë, të shoqërisë sonë nga lart-poshtë. Pjesa tragjike, thelbësore është aty ku përqendrimi i pasurisë largohet pothuajse nga të gjithë të tjerët: të lidhur me rripa, të dëshpëruar në heshtje, duke u përpjekur të hapin rrugën e tyre përmes një sistemi që ndihet gjithnjë e më shumë, sikur të mos ishte ndërtuar për ta.

“Tori and Lokita”, filmi me skenar dhe regji të Jean-Pierre dhe Luc Dardenne, është një deklaratë po aq spektakolare sa “Triangle of Sadness”. Por është rreth asaj se çfarë ndodh në skajin e kundërt të prishur të spektrit ekonomik. Tori (Pablo Schils) dhe Lokita (Joely Mbundu) janë fëmijë emigrantë të cilët jetojnë vetëm në një qytet të paemër të Belgjikës. Ata janë nga Benini dhe Kameruni, por shtiren si vëlla e motër. Tori, i cili është 11 vjeç, është sa i ashpër dhe i shkathët, aq edhe me pamje engjëllore. (Ai di të përdorë pamjen e tij për t’i mashtruar njerëzit.) Lokita është 16 vjeçe, por me flokët e saj të lidhur gërsheta, ajo ka një fytyrë e cila është e vrenjtur nga shqetësimet, si ajo e të rriturve; ajo është si dikush nga fotografitë e Walker Evansit. Dhe ne mund ta shohim se pse.

Lokita është duke u munduar të marrë lejen e punës, por zyrtarët e imigracionit belgë nuk do ta besojnë historinë e saj se si e ka shpëtuar Torin nga një jetimore. Historia nuk është e vërtetë dhe nuk tingëllon e vërtetë. Po këta dy fëmijë, të cilët janë takuar në një anije duke ardhur nga Afrika Perëndimore, janë me të vërtetë si vëlla e motër. Ata jetojnë bashkë në një objekt shtetëror, kujdesen për njëri-tjetrin dhe ata kanë nisur një operacion, duke punuar për një shef kuzhine Betimin (Alban Ukaj) i përdor restorantet ku punon si një kamuflim për të shitur drogë. Tori dhe Lokita janë shpërndarësit e tij të cilët i dërgojnë qeset e vogla të bardha të kanabisit ose kokainës nëpër apartamente, sikur kur janë shpërndarës picash. Ata gjithashtu këndojnë karaoke në restorant duke bërë një këngë tradicionale për të nxitur turmën dhe kjo është një emblemë prekëse e pafajësisë së tyre.

Lokita ka një plan: Ajo dëshiron të bëhet një ndihmëse shëndetësore në shtëpi, me ç’rast ajo dhe Tori do të gjejnë një apartament. Ata do të ndërtojnë një jetë. Por për të arritur atje, plani kërkon aq shumë para, saqë duket pothuajse ëndërr. Me paratë të cilat i siguron nga shpërndarja e drogës, Lokita duhet të vazhdojë të paguajë zyrtarët e korruptuar të kishës që e sollën atë aty (njëri prej tyre i ngjan një mësueseje të shkollës të së dielës, por ata flasin si peshkaqenë huamarrës). Ajo ka për t’i dërguar para nënës së saj (ajo ka edhe pesë vëllezër e motra në Kameron), sepse kjo është edhe arsyeja kryesore e emigrimit të saj. Dhe kur miratimi i shtetit për lejet e punës nuk arrin, opsioni i vetëm i mbetet të marrë dokumente false nëpërmjet Betimit, i cili do t’i paguajë 10.000 euro. Betimi gjithashtu e paguan Lokitën edhe për favore seksuale, të cilat, siç e shohim në disa skena shqetësuese, janë pothuajse të vullnetshme, shtojini këtu edhe ngarkesën dërrmuese të ankthit të një vajze, e cila po bën gjithçka që është e nevojshme për të mbijetuar.

Duke punuar në stilin e tyre rigoroz të dramës lirike si dokumentar, vëllezërit Dardenne e vendosin audiencën në rrotën e hamsterit të jetës së Torit dhe Lokitës, në një mënyrë që është pikëlluese, por edhe që të bën për vete. Ne e përjetojmë moment pas momenti, vullnetin e përditshëm të personazheve për të mbledhur para të mjaftueshme për t’ia dalë mbanë. Paraja është ajo për të cilën bën fjalë filmi dhe në fakt është gjëja e vetme për të cilën bëhet fjalë. Megjithatë Dardennet e njohin dhe refuzojnë t'i shmangen faktit se paraja është jetë – ose, të paktën, se jeta varet prej saj. Për këdo që e shikon këtë film dhe që ka fatin të ketë mjaftueshëm, përleshja e çmendur dhe e dëshpëruar për para në “Tori and Lokita” bëhet po aq e ngarkuar, sa një triler dhe po aq e fortë, sa një shuplakë në fytyrë.

Për të paguar për dokumentet e saj false, Lokita pajtohet të marrë një punë për tre muaj si kopshtare në një vend për prodhimin e marihuanës së Betimit. Me sy të lidhur ajo dërgohet jashtë qytetit në një ndërtesë të vjetër ferme industriale, e cila është montuar në mënyrë të detajuar për të qenë një serrë pa dritare. Sapo ajo është brenda ambienteve të ngushta e mbytëse – korridoret e errëta të trasha me izolim, një dhomë me blloqe zjarri me një shtrat të ndotur dhe një mikrovalë – kuptojmë se mjedisi do të jetë një bunker, një burg dhe një vend për t'u çmendur nga izolimi. Puna kryesore e Lokitës është të ujitë bimët në vazo, gjë që është e lehtë, por me SIM-kartën e hequr nga telefoni i saj (ata nuk mund t’i japin asaj ndonjë shans për ta zbuluar vendndodhjen), ajo nuk ka asnjë mënyrë për të kontaktuar me Torin, vëllain e saj besnik dhe ajo fillon të zbulohet.

Bërthama e filmit shpaloset pasi Lokita ka ardhur në këtë vend dhe kjo i lejon Dardennet të ekzekutojnë disa nga filmat më të pabesueshëm të karrierës së tyre. Pas disa shëmbëlltyrave që janë marrë me telefon (“Ahmedi i ri”, “Vajza e panjohur”), ata janë kthyer në formë. Tori i shkathët nuk do ta lërë Lokitën të vuajë, e as ajo nuk do të ndalojë së kujdesuri për të.

Por, sapo ai ulet në makinën e Betimit dhe futet fshehurazi në ndërtesë, duke rrëshqitur përmes vrimës së tubit të ajrit, ne kuptojmë se këta fëmijë kanë shqetësime shumë të mëdha. Ata janë pastrues dinakë, por nuk mendojnë si kriminelë. Në minutën e 88-të, “Tori and Lokita” ndërton pushtetin pa e tejkaluar pritjen. Është një histori të cilën mund ta imagjinojmë që po e tregon Vittoria De Sica për epokën e padrejtësisë ekonomike.

Marrë nga “Variety” Përktheu: Mirjetë Sadiku