Shtojca për Kulturë

Letrarizimi i dokumentaritetit

Në romanin “I mbeturi në Beograd”, shkrimtari Kadriu e çon më tutje angazhimin për një rrëfim krejtësisht në formë të reportazhit, ku personazhet veprojnë në kohë dhe në hapësirë të caktuar, të mirënjohur nga lexuesi

Romani zakonisht paraqet një ligjërim metonimik që pretendon ta prezantojë një realitet në kohë dhe rrethana të caktuara, e që për shkrimtarin Ibrahim Kadriu, që në fillimin e krijimtarisë së tij, dokumentarja është prosedeu kryesor i veprave të tij letrare në prozë. Në romanin “I mbeturi në Beograd”, shkrimtari Kadriu e çon më tutje angazhimin për një rrëfim krejtësisht në formë të reportazhit, ku personazhet veprojnë në kohë dhe hapësirë të caktuar, të mirënjohur nga lexuesi.

Romani “I mbeturi në Beograd” – Botimet KOHA, Prishtinë, 2022 – është një vazhdim i prosedeut realist e dokumentar të romaneve të Ibrahim Kadriut, që shquhet sidomos me prodhimtari të shumtë krijuese që nga vitet e shtatëdhjeta të shekullit të kaluar e deri më sot. Është për t’u përshëndetur konsekuenca e krijimtarisë letrare të Ibrahim Kadriut në shkrimin dhe botimin e romaneve e tregimeve për më shumë se gjysmë shekulli

Romani zakonisht paraqet një ligjërim metonimik që pretendon ta prezantojë një realitet në kohë dhe rrethana të caktuara, e që për shkrimtarin Ibrahim Kadriu, që në fillimin e krijimtarisë së tij, dokumentarja është prosedeu kryesor i veprave të tij letrare në prozë. Në romanin “I mbeturi në Beograd”, shkrimtari Kadriu e çon më tutje angazhimin për një rrëfim krejtësisht në formë të reportazhit, ku personazhet veprojnë në kohë dhe hapësirë të caktuar, të mirënjohur nga lexuesi.

Bekim Përroi, një gazetar nga Kosova, zihet ngushtë kur shefi i tij e cakton për të raportuar për protestat e kualifikuara nga pushteti i atëhershëm si kundërrevolucionare. Drama në formë të dilemës për të mos i kualifikuar protestat e kombit të vet si të kundërligjshme, shpejt zgjidhet me mirëkuptim nga redaktori i tij, që e dërgon për ta realizuar një reportazh me një personazh jo të zakonshëm në Beograd. Pra, shenjat referenciale të formës së romanit paralajmërohen që në fillim dhe krejt subjekti i romanit vazhdon në formë të reportazhit, ashtu siç niset për të bërë një reportazh protagonisti i romanit.