Shtojca për Kulturë

Dialogu në flaut e piano nëpër epoka deri te jashtëtokësorët

Recitali i flautistes Zanë Abazi dhe pianistit Melos Buza në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, solli frymën bashkëkohore me vepra ndërkombëtare e vendore (Foto: Arben Llapashtica)

Kapërcimet në tone, dramaticiteti e meloditë e holla të flautit u bënë bashkë me butësitë përmes pianos. Frymëzime të cilat kanë pushtuar skenat e botës kësaj radhe zbritën në rrafshin vendor, duke e bërë publikun të shtegtojë herë në momente kulmore të ekzekutimit e ndjesisë, e herë në ujëra të qeta muzikore.

 

Një kapërcim nëpër epoka, por duke u përqendruar te bashkëkohorja, ka qenë ajo që Zanë Abazi në piano e Melos Buza, kanë shpalosur në koncertin e dytë të programit qendror të festivalit ndërkombëtar të muzikës, “DAM”. Harmonia ka qenë emëruesi i përbashkët i interpretimeve e epilogu është bërë me veprën për flaut të “TAH – They are here”, të Bardh Dubovcit, e cila publikut i sjell një takim me anijet e jashtëtokësorëve që vizitojnë planetin Tokë

Kapërcimet në tone, dramaticiteti e meloditë e holla të flautit u bënë bashkë me butësitë përmes pianos. Frymëzime të cilat kanë pushtuar skenat e botës kësaj radhe zbritën në rrafshin vendor, duke e bërë publikun të shtegtojë herë në momente kulmore të ekzekutimit e ndjesisë, e herë në ujëra të qeta muzikore.

Kjo erdhi me koncertin e dytë në kuadër të programit qendror të edicionit të 16-të të festivalit ndërkombëtar të muzikës, “DAM”, në recitalin e flautistes Zanë Abazi dhe pianistit Melos Buza në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, e cila solli frymën bashkëkohore me vepra ndërkombëtare e vendore.