Shtojca për Kulturë

Muja: Politika merret çdo ditë me artistët nga Ballkani

Alban Muja: “Ç’na duhet patriotizmi në televizor, kur nuk ekzekutohet në terren?”

Galerisë Kombëtare të Kosovës ia ka vënë mbishkrimin “Hotel”. Në ekspozitën e tij personale “Çfarëdo që ndodh, ne do të jemi të gatshëm”, Alban Muja provokon dhe ngrit pyetje për dy dekadat e fundit të Kosovës. Prekë luftën me “Albumin Familjar” me të cilin përfaqësoi Kosovën në Bienalen Ndërkombëtare të Venecias në vitin 2019. Në një intervistë për Kohën ai flet për thumbimin e shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën. Kujton kohën kur iu shkatërrua vepra në Beograd. Tregon për veprat që flasin për identitetin e deri te kaosi me shtatoret e bustet e pasluftës.

 

Thotë se nuk është artist politik, por politika përbiron jo rrallë në veprat e tij. Dhe ka një arsye për këtë “Për artistët nga Ballkani edhe nëse nuk merremi me të, ajo merret me ne çdo ditë. Andaj, nuk kemi si t’i ikim”, thotë artisti Alban Muja. Në një intervistë të gjatë për KOHËN, që përkon me rastin e hapjes së ekspozitës së tij personale në Galerinë Kombëtare të Kosovës, Muja flet jo vetëm për të, por edhe për rrugëtimin e tij, për kufijtë e patriotizmin në televizor e për artin si kundërpërgjigje

Galerisë Kombëtare të Kosovës ia ka vënë mbishkrimin “Hotel”. Në ekspozitën e tij personale “Çfarëdo që ndodh, ne do të jemi të gatshëm”, Alban Muja provokon dhe ngrit pyetje për dy dekadat e fundit të Kosovës. Prekë luftën me “Albumin Familjar” me të cilin përfaqësoi Kosovën në Bienalen Ndërkombëtare të Venecias në vitin 2019. Në një intervistë për Kohën ai flet për thumbimin e shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën. Kujton kohën kur iu shkatërrua vepra në Beograd. Tregon për veprat që flasin për identitetin e deri te kaosi me shtatoret e bustet e pasluftës.

KOHA: Ekspozita juaj personale “Çfarëdo që ndodh, ne do të jemi të gatshëm” qysh në fillim, prek pamundësinë e parashikimit të kohës. E kjo del të jetë konstante. Madje në pandemi është fuqizuar edhe më. Kjo ekspozitë ishte parashikuar të hapej vitin e kaluar, por u shty për shkak të rrethanave me koronavirusin. Ju ndjek e paparashikueshmja edhe në art?