Shtojca për Kulturë

Eksodi në 99 fotografi dhe mijëra imazhe të historisë së Kosovës

Fotografive të shkrepura në kohë lufte, Asllan Krasniqi u ka dhënë një adresë. Në banesën e tij në Fushë Kosovë ka improvizuar galeri. Për të simbolizuar atë që ndodhi në vitin 1999, ai në muret e banesës së tij tridhomëshe ka vendosur 99 fotografi, nga mijëra sosh sa ka shkrepur

Nisi si pasion por më pas fotografia për të u bë mision. Në rrugëtimin e tij si fotograf i pavarur, Asllan Krasniqi ka miliona shkrepje fotografike, por një cikli i ka dhënë tjetër peshë. “Eksodi ‘99” është dokumentimi që ai ia bën luftës së vitit 1999, e për ta përthekuar në një lloj ekspozite, galeri është banesa e tij. Fotografia thotë të ketë qenë arma a tij në kohë lufte, por historia e tij me fotografinë nuk nis e mbaron këtu

Asllan Krasniqi s’e heq kapelën me strehë me mbishkrimi “Eksodi 99”. I njëjti, me të kuqe është i shkruar edhe në maskën e zezë që e mban të vendosur, fotografi që edhe një muaj shënon 77-vjetorin. Në 58 prej tyre është marrë me fotografi. Teksa shtyp sustën e ashensorit për në katin e katërt nis e tregon pak nga tregimi i tij prej fotografi. Te hyrja për në banesën e tij me të kuqe është shkruar “Eksodi 99 ka emër - Kurrë mos të harrohet”. Fotografive të shkrepura në atë kohë, Asllan Krasniqi u ka dhënë një adresë. Në banesën e tij në Fushë Kosovë ka improvizuar galeri. Për të simbolizuar atë që ndodhi në vitin 1999, ai në muret e banesës së tij tridhomëshe ka vendosur hiç më pak se 99 fotografi. Në pjesën më të madhe të tyre shpërfaqen shikimet e mpira të atyre që u larguan dhunshëm gjatë luftës së fundit në Kosovë. Jo pak prej këtij cikli dominohen nga portrete të moshuarish e fëmijësh. Në sytë e disa prej tyre është ngrirë përjetësisht dhimbja për humbjen e më të dashurve. Kur shpërtheu lufta, Krasniqi veçse e kishte përvetësuar zanatin e fotografit që e nisi spontanisht në Kosovë dhe e vazhdoi edhe pas vitit 1971 kur u shpërngul në Belgjikë. Para kësaj, ai kishte fotografuar refugjatët e parë kosovarë të cilët u larguan nga atdheu për në Turqi përgjatë vitit 1970. Në vitin 1969, e përfundoi edhe një kurs të Artit Fotografik në Paris.