Shtojca për Kulturë

Feministja marokene nxjerr romanin e parë historik

Legjioni francez i të huajve në Marok
 

“Ajo ishte fort e guximshme, fliste arabisht dhe berberisht. Ishte një grua tërheqëse, një grua e pavarur që na tregonte sa e sa rrëfime nga fëmijëria e saj”.

Kur Leila Slimani flet për gjyshen e saj, seç ka një afsh të shënueshëm në zërin e saj. Më i fundit roman i saj, “The Country of Others”, është frymëzuar nga jeta e gjyshes së saj, një grua leshverdhë, sykaltër, nga Franca, që shkoi të jetonte në Marok pas Luftës së Dytë Botërore që të martohej me gjyshin e Slimanit. Pasoja është një roman historik i fuqishëm, përndriçues dhe shpesh trazues.