Shtojca për Kulturë

Miqësia e gjatë midis Vjenës dhe botuesit të revistës “Albania”

Vëllimi i parë, “Letërkëmbimi i panjohur i Faik bej Konicës 1897-1900”, përveç origjinalit të transkriptuar, i paraqet për herë të parë lexuesit shqiptar një përmbledhje kronologjike të letërkëmbimit të Faik Bej Konicës me Baron von Zwiedinekun, i cili drejtonte Departamentin e Shqipërisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Austro-Hungarisë, si dhe ofron të dhëna interesante dhe deri tash të panjohura lidhur me kushtet në të cilat u botua “Albania”, njëra prej revistave më të njohura të periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare

Së fundi, historiani i ri shqiptar nga Kosova, Selver Islamaj – doktorant në Universitetin e Vjenës (Austri), i cili prej vitesh hulumton në arkivat austriakë dhe ka qasje të vazhdueshme në Arkivin Shtetëror të Austrisë (Haus-Hof und Staatsarchiv) – ka gjetur materiale të vëllimshme dhe shumë të rëndësishme e të panjohura më parë lidhur me letërkëmbimin intensiv të Faik Konicës me zyrtarë dhe diplomatë të Austro-Hungarisë dhe me personalitete të botës shqiptare. Këto materiale të botuesit të revistës “Albania”, Faik Konicës, monumentit të publicistikës shqiptare, janë sistemuar dhe botuar në dy vëllime

Gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe veçanërisht pas Lidhjes së Prizrenit, në kohën kur aktiviteti i shoqërive dhe klubeve shqiptare për pavarësi kombëtare ishte i madh, shtetet e mëdha evropiane ndiqnin me interesim të madh ngjarjet politike në territoret shqiptare nën Perandorinë Osmane. Në radhë të parë, Austro-Hungaria dhe Italia, dy shtete rivale, bënin të gjitha përpjekjet politike dhe financiare për të çimentuar ndikimin e tyre mbi shqiptarët. Por, lëvizja kombëtare dhe kulturore shqiptare, për shkak të vështirësive dhe pengesave të shtetit osman, zhvillohej kryesisht jashtë atdheut, në qendrat e huaja dhe në disa raste mbështetej nga shtetet të cilat synonin të ruanin kontrollin mbi zhvillimet politike dhe kulturore në hapësirën shqiptare, si dhe të ruanin interesat e tyre në Evropën Juglindore. Para së gjithash, Vjena dhe Roma po bënin përpjekje për rritje të ndërgjegjes kombëtare shqiptare dhe në të njëjtën kohë këto dy shtete po shndërroheshin në rivale kryesore.

Në këtë mes, shtypi barte një vlerësim të veçantë në programin e veprimtarisë politike të Austro-Hungarisë në Shqipëri, përmes të cilit Vjena zyrtare synonte të ndikonte në mënyrë dinamike në formimin e ndërgjegjes kombëtare të shqiptarëve dhe të mbante vulën e konsolidimit të lëvizjes shqiptare për liri, pavarësi kombëtare dhe për emancipim të përgjithshëm kulturor dhe politik. Për këtë qëllim, Ministria e Punëve të Jashtme Perandorake dhe Mbretërore e Austro-Hungarisë propozoi të realizohen botime të dizajnuara dhe të kontrolluara nga politika austro-hungareze, të cilat do të formonin ndërgjegjen kombëtare të shqiptarëve, të cilët shiheshin si aleat strategjik kundër tendencave pansllaviste në Ballkan. Qëllimi strategjik i Vjenës për të ndalur në mënyrë afatgjate dhe përfundimisht çdo lloj zgjerimi sllav në kufirin jugperëndimor merrej si arritje që shqiptarët të kthehen në një element strukturimi i së ardhmes së shtetit shqiptar.