Shtojca për Kulturë

Thirrje për më shumë dashuri

Shumëçka në shfaqjen “Ditëlindja” si dramë familjare është qëllimisht e fryrë si balonat e ditëlindjes për të stigmatizuar humbjen e oreksit për jetën, duke nxjerrë në pah dilemën e madhe, e cila përmblidhet në konstatimin: a mos jeta qenka vetëm një meditim dëshirash për një rrugë që nuk e kemi shkelur kurrë?

Në koordinatat e vrojtimit brenda natyrës apo natyrave të ndryshme njerëzore operon shfaqja “Ditëlindja” (“Djali im veç ec pak ma kadale”) e Ilrjana Arifit sipas tekstit të Ivor Martiniqit (përkthyer nga Rebeka Qena), e cila u dha këto ditë në teatrin “Dodona” në Prishtinë

Teatri operon në tehun e jetës të mprehur nga tragjikja dhe komikja, aty ku rri natyra njerëzore, e cila pyet dhe kërkon përgjigje. A po zvetënohet njeriu nga natyra e vet, i dhënë pas kërkimit të diçkasë tjetër, e cila vetëm në mendje mund t’i vijë, sepse kemi ikur aq larg nga vetvetja dhe nuk takohemi dot me fatin përveçse në ditëlindje, si një moment kur jeta dëshiron të marrë një impuls të ri, duke bërë një rishpalosje të deriatyshmes për një të nesërme të pasigurt. Në këto koordinata vrojtimi brenda natyrës apo natyrave të ndryshme njerëzore operon shfaqja “Ditëlindja” (“Djali im veç ec pak ma kadale”) e Ilrjana Arifit sipas tekstit të Ivor Martiniqit (përkthyer nga Rebeka Qena), e cila u dha këto ditë në teatrin “Dodona” në Prishtinë.

Nëna – sensor që detekton jetën