Shtojca për Kulturë

“Welcome to Utmark” – një rrëfimtari nordike në më të mirën e saj

Seria “Welcome to Utmark” në tetë episode – ku luajnë edhe dy aktoret nga Kosova, May-Linda Kosumovic dhe Rozafa Çelaj – do të nisë të transmetohet prej sonte në rrjetin e njohur televiziv HBO për Norvegji

“Welcome to Utmark” nis si një uestern, vijon si tragjedi e errët komike sipas mënyrës së vëllezërve Coen, dhe mbaron si elegji për botën nordike që ngadalë po tretet nga kujtesa. Aty-këtu gjatë rrugës e humb momentumin, por kur e merr rrjedhën, “Utmark” bëhet një noir i fuqishëm nordik, i tillë çfarë nuk është parë ndër vite.

Larg në veriun norvegjez ndodhet fshati i mekur i Utmarkut. Të bërë bashkë nga kryeneçësia, pavarësisht ndonjë rrezeje të kohëpaskohshme shprese, është një anijehumbur në kohë e që nuk do të humbasë betejën.

Në zemër të filmit janë dy fermerë që përfaqësojnë dy ideologji drastikisht të ndryshme, madje edhe kultura. Ata janë të përfaqësuar nga bariu pijanec Finn, luajtur nga Tobias Santelmann, dhe shemri i tij nga populli Sami, baroni Bilzi, i interpretuar nga Stig Henrik Hoff. Vite të tëra bulizmi vijnë te një pikë kthese, kur Finn shpaguhet në një mënyrë që nxit një luftë totale, duke e çuar Utmarkun në një rrugë që do ta ndryshojë përgjithnjë.

Rreth tyre ka makinacione dhe jetë gjithnjë e më shumë absurde në fshat. Derisa përsëritja e zakonshme bëhet si halucionogjenike, secili përgjigjet me masa gjithnjë e më shumë drastike. Me askënd nga shoqëria që t’iu përgjigjet, egërsia e pamatur që ngërthen Utmarkun bëhet një skenë për lojën absurde ku secili duket se ia ka hedhur zhvillimit.

Nën regjinë e Dagur Kárit, “Utmark” e vesh frymëzimin e tij me krenari, por gjithnjë ndihet unik e burimor. Është njëfarë qasjeje e neo-uesternit që heq bagazhin e vjetër të zhanrit dhe zhbiron materiale të reja për t’u përditësuar. Bilzi, për shembull, është një antagonist i mahnitshëm në kuptimin që inati dhe siprania e tij burojnë nga trauma që janë krejt të kuptueshme. Si pjesëtar i Samive, ai i ka përjetuar margjinalizimin dhe brutalizimin e popullit të tij gjatë një shekulli nga ata që e quanin veten vendës. Gjithë çka ia ka dalë të marrë për vete nga kjo botë është e vogël, por ai do që ta ruajë me jetën e tij.

Por ka një kundërthënie në të. Ai e përçmon gjysmëvëllanë e tij të ri, duke e quajtur atë racëpërzier dhe jugor, e duke e parë atë si më të dobët sesa natyra e tij e “vërtetë” nordike. Ai nuk ka nevojë për asgjë, thotë Bilzi, por veç zjarr e thikë.

Santelmann, në anën tjetër, luanin Finnin si një i dobët që është përplasur nga një sistem që nuk e çan kokën për të, po aq sa për Bilzin. Por aty kur rivali i tij kontrollon policinë lokale përmes forcës shqeto, Finni shpërthen në tërbim që e çon drejt një tërbimi vrastar. Ai është arketipi i një burri nordik, i lënduar përbrenda, por kryeneç dhe i krisur sa për të mos kërkuar ndihmë.

Për fat të keq, diferencat e tyre breznore dhe kulturore nuk marrin aq shumë vëmendje, sa do të doja, duke e lënë antagonizmin e tyre spiralizues më të dobët sesa që mund të ishte. Përveç një postulimi fantastik në hapje nga ana e Bilzit, pjesa më e madhe e jetës së tij të brendshme mbetet mister edhe tetë orë më vonë. Ne e kuptojmë pse secili po bën atë që po bën dhe pse secili del nga kontrolli. Por “Utmark” është kaq i pasur e kaq dendurisht i shkruar, dhe i puthitur me performance të pabesueshme, saqë, dreqi e marrtë, unë dua më shumë.

Ky është një kundërshtim i vogël. Si me humorin e vet, dhuna në “Utmark” shkon nga zero deri ne një shpejtësi vërbuese tarantiniane. Vetëm shumë më vonë, pasi pushon pulsi, e kupton sa bukur është rrjedha e tij. Prapakthimi është një nga veçantitë e “Utmarkut”, dhe kjo do të jetë si një fije për të riparë seritë në të ardhmen, duke e ditur me përpikëri ku po shkon gjithçka. Seria ndihet e gjallë e vibrante sikur të shihnim me sytë tanë një moment në kohë si hajdutë gjatë natës.

Ky film vendos një standard të lartë për trillerët nordikë. Edhe pse nuk është rreptësisht një storie noir, “Utmark” i bishtnon përkufizimit të lehtë. Ashtu siç mendon që e ke kapur, seritë ndryshojnë hapin, duke lënë të varura pritshmëritë. Është një pikë e përsosur hyrëse për kinemanë nordike për audiencën ndërkombëtare, veçmas ata që janë të interesuar në tensione mes dy kulturave që ndajnë këtë tokë. Në një mënyrë, “uesterni” mund të ndihet sikur në shtëpi në këtë kufi. Ne të gjithë ndihemi të humbur në egërsi.

Marrë nga toisto.net. Përktheu: Salih Mehmeti