Shtojca për Kulturë

Një yll që shkëlqeu në çdo skenë

Një yll që shkëlqeu në çdo skenë
Violeta Rexhepagiqi (16 shkurt 1965 – 16 prill 2020)

Me skeptrin e këngëtares avangardiste që krijoi në një kohë kur as s’mund të ndiqej e të kuptohej tamam, madje as nga kolegët e saj, Violeta Rexhepagiqi-Viki u tërhoq relativisht herët nga skena muzikore. Por guximi për të krijuar që përdalloi “ouvre”-in e saj muzikor, u tejçua i njëjtë edhe në botën e gazetarisë me raportim nga frontet e luftës e me dokumentarë si lëndë për histori. Me modestinë e saj për të qëndruar sa më larg vëmendjes, Rexhepagiqi, deri në vdekjen e saj të parakohshme, ishte e lidhur me miqtë, në veçanti me artistët për të cilët vazhdonte të ishte frymëzim

Si krejt thurima e këngëve të “Vivienit”, edhe kënga e incizuar në një studio të Radiotelevizionit të Prishtinës, këtu e tridhjetë e tre vjet më parë, mban vulën që veç një artiste shijehollë dinte t’ia jepte.

Vetëm 23 vjet moshë, prishtinasja Violeta Rexhepagiqi me “Vjollcat” po jepte emocionet e një dashurie përsosurisht subtile.