Arbëri

Tash tre vjet, dy gjykata të Kosovës funksionojnë pa zëdhënës

Dy Gjykata Themelore në Kosovë nuk kanë zyrtar për informim, ajo në Mitrovicë dhe tjetra në Gjakovë.

Prej vitit 2013, dy herë Gjykata në Gjakovë kishte shpallur konkurs për këtë pozitë, por asnjë kandidat nuk i kishte plotësuar kriteret e kërkuara, raporton KTV.

Tre vjet më pas, kësaj gjykate përveç zyrtarit për informim, nuk i janë lejuar konkurset edhe për 5 pozita të tjera.

Megjithatë, kryetari i Gjykatës, Vaton Durguti, thotë se punët e zyrtarit për informim, po mbulohen nga administrata dhe nuk ka ankesa, por në momentin e parë të mundshëm, do të shpallin konkurs për plotësimin e pozitës.

Institucionet e drejtësisë në vend në vazhdimësi janë duke u përballur me sfida që dalin si rezultat i buxhetit të ulët, që po ndikon në punën dhe efikasitetin e tyre.


Tash tre vjet, dy gjykata të Kosovës... by kohanet