Arbëri

Thaçi uron ditën e të gjithëve, Pavarësinë e Kosovës

Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi, përmes Facebooku, ka uruar qytetarët me rastin e 9 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

Në këtë urim Thaçi ka thënë:

“Dita e Pavarësisë është ditë që na mbush me emocione të gjithëve. Është ditë që na bënë krenarë për të kaluarën tonë, të sotmen dhe për të ardhmen e sigurt evropiane.

Dita e Republikës është dita juaj!

Është ditë kur kujtojmë shumë e shumë gjenerata, prindër dhe familjarë tuaj, që ëndërruan, punuan dhe sakrifikuan që ne ta gëzojmë këtë ditë.

Urime të gjithëve Dita e Pavarësisë. Kosova është vend i paqes dhe dashurisë”.