Liderja e Superligës së Kosovës në futboll Trepça '89 e ka nisur furishëm sezonin pranveror.
Ka fituar me rezultat të thellë në dy ndeshjet e para. Si Drenicën ashtu edhe Hajvalinë i fitoi me rezultatin e njëjtë, 4:0.
Serinë e mirë synon ta vazhdojë edhe në përballjen kundër Prishtinës, që gjithashtu shënoi fitore të thellë në fundjavë kundër Drenicës, 6:0, shkruan sot Koha Ditore.
Por trajneri i 89-shit, Zekirija Ramadani, thotë se rezultatin pozitiv ndaj Prishtinës duhet ta arrijnë duke luajtur pa eufori dhe emocione. Njëjtë ka kërkuar nga lojtarët e tij edhe trajneri i Prishtinës, Lutz Lindemann. Ndeshja derbi e xhiros së 20-të të Superligës zhvillohet të martën (sot, 13:00) në stadiumin "Riza Lushta" në Mitrovicë...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.