Facebooku prezantoi “Reactions” viti ne shkuar, veçori që i mundëson përdoruesve të reagojnë përmes emotikoneve për një postim të caktuar.
Tani kompania është duke punuar që ta sjellë këtë veçori në aplikacionin për mesazhe, Messenger.
Sipas “Techcrunch”, në menynë e kontakteve do të jetë një buton i ri që do të mundësojë që përdoruesit të zgjedhin një nga emotikonet si reagim për një mesazh të caktuar.
Facebooku ka konfirmuar këtë raportim duke thënë se është duke e testuar te një grup i limituar i përdoruesve, ndërsa më vonë do të lansohet për të gjithë.